Në prill të këtij viti, imami i një xhamie në Pejë ka dalë në pension. Megjithatë, ai ka vazhduar punën, raporton KTV.
Bashkësia Islame e Kosovës thotë se i ka dërguar vendimin degës së saj në Pejë për të zgjedhur dikë tjetër në këtë pozitë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBashkësia Islame në Pejë, përveç që nuk ka dhënë ndonjë koment, ka akuzuar KTV-në se po i shqetëson me këtë pyetje.
Imami i xhamisë “Kushumli” në Pejë, Nexhmedin Hoxhaj, në prill të këtij viti, e ka marrë vendimin nga Bashkësia Islame e Kosovës, që të shkojë në pension.
Mirëpo, përkundër kësaj, ai vazhdon ta drejtojë këtë xhami.
Sqarim për punën e imamit dhe vazhdimin e punës nuk ka dhënë as imami tjetër, i cili po e zëvendëson gjatë pushimit veror.
Ndërkaq, kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Pejë, Musli Arifaj, e ka penguar interesimi i KTV-së për këtë çështje.
“Nuk kemi pse me dhënë sqarim, sqarimin merre prej atyre që ju kanë dërguar këtu. Do t’ju padis edhe televizionin edhe gazetën për shqetësimet e vazhdueshme,” ka thënë Arifaj përmes telefonit.
Sekretari gjeneral i Bashkësisë Islame të Kosovës, Resul Rexhepi, ka konfirmuar se imami Nexhmedin Hoxhaj, më 12 prill të këtij viti, ka marrë vendimin për pensionim.
Vlen të përmendet se djali i imamit Nexhmedin Hoxhaj, Fuad Hoxhaj, është sekretar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Pejë, këshill ky që duhet ta hapë konkursin për imamin e ri.