Ofertave të turizmit në Bjeshkët e Rugovës i është shtuar nga kjo javë edhe oferta për adhuruesit e ngasjes së biçikletave në shtigje malore.
Rrugët ekzistuese nëpër dy fshatra të Rugovës janë shënuar në kuadër të projektit “Born- natyrë pa kufij”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjëri shteg është në fshatin Reka e Allagës, i gjatë 8.5 kilometra, dhe tjetri në fshatin Shtupeq i Madh, me gjatësi prej 6.7 kilometrash.
“Për shënimin e këtyre shtigjeve është përkujdesur ‘Shoqata e çiklistëve pa kufi’ si përfitues të grantit në kuadër të projektit ‘BorN...’ të realizuar nga ‘Trentino Con il Kossovo’ dhe të financuar nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë-Mal i Zi”, thotë Elbert Krasniqi, koordinator i Zyrës se “Trentino Con il Balcani” për Kosovën.
Sipas Krasniqit, zhvillimi i ofertës se çiklizmit malor do të rrisë interesimin për të gjithë territorin dhe do t’i kontribuojë potësimit të ofertës së integruar të ekoturizmit.