Shoqata Ndërkomunale e të Verbërve në Gjilan, e cila mbulon edhe Vitinë, Kamenicën e Novobërdën, ka bërë të ditur të hënën se nga afro 600 anëtarë të këtij rajoni vetëm 7 janë të punësuar.
Bajram Spahiu, kryetar i Shoqatës, thotë se personat e verbër kanë një vullnet të madh për punë porse, sipas tij, mungon vullneti i të tjerëve për t`i punësuar, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sfida ka tek çështja e sensibilizimit, sepse shoqëria në përgjithësi s’e ka një mendim se këta nuk shohin dhe nuk munden që të kryejnë asnjë punë. Derisa nuk e marrim me provu punën praktike. Kur kemi dashur të punësojmë njërën vajzë në spital, drejtori ka pyetur se si ajo mund të kryejë atë punë. Dhe unë ia kam përmendur drejtorit një rast për një person të verbër dhe i cili ka qenë i njohur, dhe për një moment është ndalur të mendojë e më vonë më ka thënë se kjo punë është e kryer”, është ankuar Spahiu.
Ai ka potencuar se nga 4 komunat që mbulojnë vetëm Komuna e Kamenicës nuk ka ndarë subvencione për Shoqatën e të Verbërve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.