Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shkollës “Musa Hoti” i dëmtohet pullazi dhe kati i dytë nga zjarri

Shkolla fillore “Musa Hoti”, në Mitrovicë në të cilën vijojnë mësimin më shumë se 900 nxënës, ka pësuar dëmtime nga zjarri që e ka kapluar të dielën.

Pullazi dhe komplet kati i dytë i kësaj shkolle janë djegur tërësisht. Madje tymi nga flaka e madhe që kaploi ka vazhduar të dalë edhe një ditë pas.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E krejt kjo po del që është shkaktuar nga një shtëpi që është afër këtij institucioni.

Iset Beka, drejtor i Shkollës Fillore “Musa Hoti”, tha se zjarri ka ardhur prej një shtëpie private që është afër shkollës, ndërsa thotë t’i kenë thirrur organet kompetente të cilat kanë shpëtuar çfarë kanë mundur të shpëtojnë.

Por, në momentin që flaka kishte kapluar shtëpinë, pronari nuk kishte qenë aty. Ai dyshon se shkaktar kryesor i gjithë këtij dëmi është energjia elektrike.

Hakif Syla, pronar i shtëpisë së djegur, tha se në atë kohë s’kanë qenë në shtëpi. Ata kanë qenë duke shkuar në Vushtrri dhe kur janë kthyer e kanë parë që shtëpia u është djegur dhe kishte përfshirë edhe shkollën.

Me gjithë dëmin e shkaktuar, kryetari i komunës Agim Bahtiri, thotë se së bashku me Ministrinë e Arsimin do të arrijnë që shumë shpejt ta kthejnë në gjendjen e mëparshme këtë shkollë.

Bahtiri tha se i është drejtuar Qeverisë së Kosovës dhe janë duke e bërë vlerësimin e dëmit. “Po ju premtoj nxënësve se nuk do të ketë pengesë për vazhdimin e mësimit”, ka thënë ai për televizionin publik.

Por nga ajo çfarë shihet, vështirë se nxënësit e kësaj shkolle mund të nisin vitin e ri shkollor.