33 familje skamnore, kryesisht të kategorive të dala nga lufta, banorë në objektet sociale në Gjakovë, nuk janë pjesë e listës të cilën këto ditë e ka nxjerrë komuna e Gjakovës, pas kërkesave të auditorit të përgjithshëm për regjistrimin e pronës komunale.
Këto familje thonë se Komisioni Komunal për përzgjedhje se kush do të qëndrojë në banesa po ua mohon padrejtësisht këtë të drejtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE në anën tjetër, drejtori për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, Basri Komoni, thotë se kjo është një përzgjedhje fillestare e Komisionit, përderisa inkurajon familjet e pakënaqura që në afatin prej 30 ditësh t`i paraqesin ankesat e tyre me shkrim, raporton televizioni publik.
Basri Komoni ,drejtori i drejtorisë për shëndetësi dhe mirëqenie sociale
Megjithatë, banorët këmbëngulin se nuk do t’i lëshojnë banesat.
Aktualisht në dy objektet e qendrës sociale në Gjakovë janë të strehuar 62 familje. Sipas zyrtarëve komunalë, përparësi për strehim do të kenë ato familje të cilat i plotësojnë kushtet nga programet e veçanta të përcaktuara me ligj.