Bashkim Nurboja ka marrë votat e anëtarësisë së Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë për kandidimin për kryetar të Pejës.
Në njoftimin për media të Vetëvendosjes, thuhet se Nurboja ka përfunduar doktoraturën për ekonomi në Universitetin e Lubjanës, ndërsa magjistraturën e ka të përfunduar në Universitetin Staffordshire në Angli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga viti 2006 ka punuar si mësimdhënës universitar, në Universitetin e Prishtinës e më pas në Universitetin Haxhi Zeka dhe Kolegjin Universum.
“Bashkimi ka qenë pjesëmarrës në shumë konferenca akademike në SHBA dhe Evropë. Ka publikime shkencore në fushën e ekonomisë. I urojmë shumë suksese Nurboja dhe aktivistëve të Pejës”.
LDK-ja ka thënë se për kandidat do të vazhdojë ta mbajë Gazmend Muhaxherin, i cili aktualisht është kryetar i Pejës. Partitë e tjera ende nuk kanë bërë publikë emrat e kandidatëve të tyre.