Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqiptarët e Suriganës në Skenderaj po e lënë fshatin, thonë se u investua vetëm në pjesën ku jetojnë serbët

Fshati Suriganë gjendet në pjesën lindore të komunës së Skenderajt.

Fshatin e ndajnë bashkë shqiptarët e serbët, që e bënë edhe më të veçantë këtë vendbanim, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por investimet e bëra pas përfundimit të luftës, kryesisht në pjesën ku jetojnë serbët, kanë ndarë fshatin në mes. Kështu të paktën tregojnë banorët shqiptarë, të cilët thonë se janë të harruar si nga komuna ashtu edhe nga niveli qendror.

Serbët, sipas Enver Demirit, ndihmohen çdo herë edhe nga Qeveria e Kosovës edhe nga ajo e Serbisë.

Sipas tij, presidenti Hashim Thaçi disa herë e ka vizituar fshatin Banjë që është e banuar kryesisht me serbë, por jo edhe banorët shqiptarë të Suriganës.

Neglizhenca e institucioneve dhe vizitat vetëm në kohë fushate, kanë dëshpëruar banorët e kësaj ane.

Shkolla e ndërtuar në vitin 1923, ku kishin mbajtur mësim shqiptarë e serbë së bashku, rrezikon të mbyllet, për shkak të numrit të vogël të nxënësve, pasi që në mungesë të investimeve, banorët shqiptarë po shpërngulen nga ky fshat.

Pamje krejt tjetër është në pjesën ku jetojnë serbët.

Përveç shkollës që është në gjendje shumë më të mirë, aty janë edhe shtëpia e shëndetit, qendra e kulturës dhe nuk mungon as ndriçimi publik.

Banorët serbë, përkundër insistimit, nuk kanë pranuar të flasin para kamerës, duke thënë se nuk duan të kenë probleme me fqinjët e tyre.

Ndërkaq, zëdhënësi i Komunës së Skenderajt, Hajriz Koci, ka thënë se investimet e komunës nuk janë të orientuara në baza etnike, të gjithë banorët e Suriganës janë qytetarë të Skenderajt dhe nuk ka dallime.