Të paligjshme po e konsideron opozita në Podujevë menaxhimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare me ushtrues detyre.
Kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Bajram Ajeti, thotë se me këtë rast janë shkelur Ligji për Shërbimin civil dhe ai për Vetëqeverisje lokale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jo vetëm që ka të bëjë me shkelje të Ligjit për shërbimin civil 03/L-149 ku me nenin 30 është përcaktuar shumë qartë që një ushtrues detyre mund të jetë vetëm 3 muaj”, ka thënë Ajeti.
Ajeti thotë se Komuna e Podujevës qëllim kryesor e ka marrje e votave e jo shërbimet cilësore që duhet t’u ofrohen qytetarëve.
Edhe shefi i Grupit të këshilltarëve të PDK-së, në Kuvendin Komunal të Podujevës, Rafet Llapashtica, konsideron se ekzekutivi i Podujevës me qëllim po e mban këtë pozitë me ushtrues detyre për t’i mbajtur nën presion zyrtarët e ndryshëm, për shkak të zgjedhjeve lokale që do të mbahen sivjet.
“Unë mendoj se kjo është një papërgjegjësi e kësaj qeverisje e cila ka premtuar shumë e nuk është e aftë t’i kryejë detyrat e veta, për arsye se”, ka thënë Llapashtica.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKMF-së, Zaim Thaçi, është munduar që të pengojë marrjen e pamjeve edhe në oborrin e këtij institucioni publik. Ka dërguar punonjës, disa prej të cilëve kanë thënë të jenë sigurimi fizik, por që kanë qenë me rroba civile dhe nuk kanë prezantuar asnjë dokument.
Zyrtarët komunalë thonë se në dy konkurset e shpallur për këtë pozitë kandidatët nuk i kanë plotësuar kushtet.
Zëdhënësi Nazmi Elezi thotë se së shpejti do të shpallin konkursin e ri për këtë pozitë.
“Zgjedhja e drejtorit të QKMF-së nuk ndërlidhet me motive të tjera, përveç respektimit të kritereve dhe kushteve të parapara me ligj. Udhëheqja e QKMF-së me ushtrues detyre të drejtorit nuk ka ndikuar në efikasitetin e këtij institucioni”, ka thënë Elezi.
Pas përfundimit të mandatit si drejtor i QKMF-së në korrik të vitit 2014, Zaim Thaçi, e kishte vazhduar punën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të këtij institucioni deri në vitin 2015.
Pas tij, ushtrues detyre i institucionit kryesor të shëndetësisë në Podujevë ishte emëruar Afrim Shabani, i cili ishte edhe këshilltar komunal nga radhët e LDK-së.
Ai ka mbajtur këtë pozitë derisa Agjencia Kundër Korrupsionit kërkoi që të lironte njërën pozitë për shkak të konfliktit të interesit.