I ndodhur në mesin e 10 fshatrave të komunës së Pejës, që i përshkon Lumëbardhi i Deçanit, fshati Kotradiq është i vetmi në të cilin nuk ka urë.
Mungesa e një ure është duke u shkaktuar probleme të mëdha banorëve të këtij fshati, të cilët një pjesë të madhe të pronave të tyre bujqësore i kanë në anën tjetër të lumit, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dy brigjet deri para 4 vjetësh kanë qenë në një nivel dhe disi kanë arritur të kalojnë edhe me bagëti andej, ndonëse me shumë rreziqe.
Por, rritja e Lumëbardhit e ka bartur tërë rërën dhe e ka thelluar shtratin në atë nivel saqë e ka bërë të pamundur të kalimin e lumit.
“I kemi andej lumit rreth 70 hektarë tokë tonat dhe kur duam të dalim andej duhet të shkojmë nëpër fshatin Bërliq apo anën tjetër nëpër fshatin Vranoc, që na bie deri në 10 kilometra rreth të shkojmë, sepse këtu nuk ka mundësi më të kalohet”, ka thënë Mujë Dervishaj.
Ai thotë se deri tash kot i janë drejtuar komunës disa herë me kërkesën për ta ndërtuar një urë.
Në mungesë të urës, banorët e këtij fshati po përballen edhe me humbje të bagëtisë, të cilat shpesh i bart dhe i mbyt uji sa herë që rritet niveli.
Por, ky nuk është problemi i vetëm që e kanë për shkak të mungesës së urës.
Në pamundësi që të vdekurit t’i varrosin në lokacionin e ri, ata detyrohen që ceremonitë mortore t’i kryejnë në varrezat e vjetra të stërmbushur.
“Vëllai dhe djali i axhës më kanë vdekur para vitit të ri dhe i kemi varrosur mbi eshtrat e të tjerëve se nuk ka vend më ku të varrosën në varrezat e vjetra të fshatit. Këtu nuk ka vend që kur hapet një varr i ri e që nuk dalin eshtra të tjerëve. E ato eshtra pastaj po i fusim sërish në atë varr ku është hap”, ka thënë Isuf Dervishaj.
Drejtuesit e Komunës së Pejës i kanë parasysh vështirësitë, me të cilat po përballen banorët e këtij fshati, por megjithatë për sivjet ka pak shpresë që do të ndërtohet ura.
Shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës, Durim Sheremeti, thotë se komuna ka në planifikim realizimin e këtij projekti për urën në Kotradiq.
“Për sivjet e kemi në listën e planifikimeve dhe nëse ka hapësirë buxhetore do të realizohet”, ka thënë Sheremeti.
Përveç që s’ka urë, fshati Kotradiq përballet edhe me mungesën e ujësjellësit dhe të kanalizimit.
E vetmja e mirë që është bërë në këtë fshat gjithë këto vjet, siç thonë banorët, është përmirësimi i infrastrukturës së rrjetit elektrik.