Burime të portalit Koha.net brenda Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë me dije se deputeti Driton Çaushi do të jetë kandidat i kësaj partie për kryetar të Komunës së Gjakovës.
Sipas këtij burimi, “kjo është vendosur në organet e partisë duke u bazuar në sondazhet me opinionin e Komunave si dhe në faktin se Çaushi është deputeti më i votuar nga Komuna e Gjakovës e kësaj Legjislature”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetarja aktuale e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, që këtë pozitë e kishte marrë si pjesë e partisë së Behgjet Pacollit ka thënë se do ta mbajë postin e deputetes dhe nuk do të garojë për një mandat të dytë në krye të Gjakovës.
LDK dhe PDK ende nuk kanë bërë publike kandidaturat, por AAK-ja sipas të gjitha gjasave do të garojë me Ardian Gjinin.