Këshilli i fshatit Zhegër vlerëson se rruga prej 24 kilometrash, e cila nis nga fshati Lladovë dhe vazhdon për në fshatin Zhegër deri te kufiri Stançiq-Bellanoc, nuk i përmbush kushtet e një rruge, e cila do të mund të përballonte fluksin e qarkullimit të automjeteve që do të përshkonin këtë rrugë pasi të hapet edhe në mënyrë zyrtare pika kufitare midis Kosovës dhe Maqedonisë, shkruan sot Koha Ditore.
Banorët theksojnë se Qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të projektojë një rrugë të re në këtë pjesë, meqë rruga ekzistuese e fshatit Zhegër nuk i përmbush standardet për një qarkullim të lirë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShemsedin Elezi, kryetar i fshatit Zhegër deklaron se rruga e Zhegrës ka karakterin e një rruge lokale, e cila karakterizohet me një gjerësi të vogël të rrugës e me shtrirje afër shtëpive të fshatit dhe me një rrezik potencial të shkaktimit të aksidenteve.
(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.