Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sheshi i ri i Pejës shndërrohet në vendparkim

Pa përfunduar i tërë projekti “publiko-privat” për ndërtimin e sheshit të ri në qendër të Pejës, gjysma e hapësirës së këtij sheshi është shndërruar në vendparkim të hotelit.

Me realizimin e këtij projekti, në Komunë kishin thënë se qytetarëve do t’u krijohet edhe një hapësire e lirë për lëvizje, duke bllokuar lëvizjen e makinave pranë postës, objektit të vjetër të Komunës dhe hotelit. Kësaj hapësire para hyrjes në korzo të qytetit, Komuna kishe për qëllim t’i ndërrohej krejtësisht pamja, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pamja i është ndryshuar me shtrimin e kubëzave dhe shtyllave të reja për ndriçim, si edhe me nivelin e ngritur të sheshit është bllokuar edhe lëvizja e makinave në pjesën afër postës dhe objektit të Komunës. Derisa nga ana tjetër përveç shtrimit të kubëzave nuk ka ndryshuar pamja.

Kubëzat janë të niveluara me rrugën dhe makinat e mysafirëve të hotelit po futen pa problem në pjesën tjetër të sheshit, me leje te sigurimit të hotelit që mbikëqyrë atë pikë.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.