Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

25 moto kultivatorë për fermerët e Gjakovës

Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Komunës së Gjakovës, përmes subvencioneve të përcaktuara për këtë vit, sot ka ofruar një mbështetje për njëzet e pesë fermerë të komunës së Gjakovës, të cilët do të jenë përfitues të moto kultivatorëve të dorës, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Këto pajisje për fermerë do të ju krijojnë lehtësira dhe kualitet në punë, të cilat janë mundësuar gjithashtu edhe me kontribut të vet fermerëve. Vlera e përgjithshme e projektit është tetë mijë euro, ku komuna ka kontribuar me tetëdhjetë për qind të shumës, apo me gjashtë mijë e katërqind euro, ndërsa fermerët përfitues do të kontribuojnë me njëzet për qind të shumës apo, një mijë e gjashtëqind euro në total.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo