Fidan Ademi është baba i tre djemve dhe vazhdon të insistojë se në fotografinë me kallashnikov në dorë, mbante një lodër të fëmijëve të tij.
Por, policia nuk e gjeti as atë lodër gjatë bastisjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi thotë se fotografia po i përdoret për fushatë, sepse thjesht bëri shaka me shokët.
Drejtori i Kulturës në Komunën e Mitrovicës, thotë se është kundër armëmbajtjes pa leje.
Ndërsa, për PDK-në mendon se po i manipulon qytetarët.
Ademit i është kundërpërgjigjur dega e PDK-së në Mitrovicë, duke thënë se ai duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij.
KTV-ja ka provuar të marrë një përgjigje nga udhëheqësit e Komunës, nëse do të merret ndonjë masë ndaj Ademit, por nuk u janë përgjigjur thirrjeve telefonike.
Policia pavarësisht se nuk i ka gjetur armë Ademit në shtëpi, ka iniciuar rast ndaj tij për "Mbajtje në pronësi, kontroll ose shfrytëzim te paautorizuar të armëve".
Nuk është hera e parë që policia, bazuar në rrjetet sociale, inicion hetime për raste të armëmbajtjes pa leje.