Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Malisheva me Memorandum Mirëkuptimi me GIZ-in

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur të enjten, përfaqësuesin e GIZ-it gjerman, Shkëlqim Daci dhe Suzana Gorancin, përfaqësuese nga Ministria e Mjedisit dhe planifikimit Hapësinor, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net. .

Në takim është biseduar rreth projektit për Fuqizim të Planifikimit Hapësinor dhe Menaxhim të Tokës (FPHTM), me ç’rast është nënshkruar edhe Memorandum i Mirëkuptimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky projekt financohet nga Ministria Federale e Gjermanisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim, kurse zbatohet nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

,,Qëllimi i këtij Memorandumi të Mirëkuptimit, është që të sigurohet bashkëpunim i dakorduar dhe i ngushtë në mes palëve nënshkruese, njëherësh do të shërbej për të përmirësuar kapacitetet e komunës që të përforcojë më mire në fushën e planifikimit hapësinor për zonën urbane dhe rurale të territorit të Komunës së Malishevës” theksoi përfaqësuesja nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor Suzana Goranci. Ajo në vazhdim ka thënë se komuna është e obliguar të përgatis dokumentet e nevojshme të planifikimit hapësinor si Harta zonale e komunës dhe plani zhvillimor komunal, të cilat duhet të marrin edhe pëlqimin nga MMPH.

Ndërsa kryetari i Malishevës, Ragip Begaj ka deklaruar se do të punojë ngushtë me GIZ-in gjerman dhe ministrinë përkatëse, duke u zotuar se do të përmbushim të gjitha obligimet që dalin nga ligji në fuqi.

Shkëlqim Daci, përfaqësues nga GIZ-i gjerman, ka thënë se janë në proces të përzgjedhjes së një kompanie profesionale, e cila do të ndihmojë komunat përfituese në përgatitjen e databazave, por do të japim edhe këshilla tjera profesionale.