Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna ia kalon NP “Ambienti” 230 punonjës pastrimi

Komuna e Pejës ka vendosur përfundimisht që nga ky muaj t’ia kalojë ndërmarrjes publike të mbeturinave “Ambienti” 230 punëtorët për mirëmbajtje dhe pastrim objektesh të Komunës, shkollave dhe ambulancave si edhe të sigurimit fizik të gjitha objekteve të Administratës komunale, shkruan sot Koha Ditore.

Prej gushtit të vitit të kaluar këta punëtorë kanë qenë të angazhuar në kontratë në vepër, pasi Komuna pas dhjetë vjetësh kishte vendosur që këto shërbime të mos ua jepte më operatorëve privatë. Kontratat për një vit janë përgatitur dhe pritet brenda këtyre ditëve të nënshkruhen nga punëtorët dhe drejtori i kompanisë “Ambienti”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.