Raporti i Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2016, Komunën e Parteshit e nxjerr më shumë dobësi e shkelje në aspektin e menaxhimit dhe krijimit të politikave zhvillimore, shkruan sot “Koha Ditore”.
Vë në pah se qeverisja lokale ende nuk ka një plan strategjik për zhvillimin komunal dhe nxjerr atë me ngecje tek investimet kapitale, mosregjistrim pasurish komunale, shmangie procedurash të prokurimit dhe një varg parregullsish të tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoParteshi, i cili ishte themeluar me planin e decentralizimit, në vitin 2016 kishte pasur një buxhet prej 1 milion eurove të alokuara nga Qeveria e Kosovës ndonëse renditet si komuna më e vogël e vendit, meqë ka një popullsi prej 1 mijë e 787 banorëve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.