Rrugën gjashtëkilometërshe nga Studenqani drejt Suharekës, të martën e tetë tetorit 1968, Osman Gega e bënte në këmbë.
Në kokë mbante plisin e bardhë, e mbathur kishte qysele të gomës. Si çdo ditë ishte nisur edhe atë të martë për të shkuar në shkollë. Asokohe gjimnazi në Suharekë kishte pasur vetëm dy klasë, si paralele e ndarë nga Prizreni, shkruan sot “Koha Ditore”. Të dyja klasat kanë qenë të vendosura në objektin e Shtëpisë së Kulturës, në katin e dytë. Sot aty ka vetëm gërmadha, ngaqë objekti është djegur në vitin 2002.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDita kishte qenë me qiell të hapur e me diell. Qyteza atë ditë ishte e mbushur me qytetarë më shumë se çdo ditë tjetër. Arsyeja ishte se dita e martë mbledh të gjithë në tregun javor, që vazhdon edhe sot të jetë e tillë. Osmani, atëherë djalë 21-vjeçar, kishte mbajtur orën e parë të mësimit dhe e kishte vazhduar të dytën pa pushim. Por, pas të dytës kishte pushim.
“Në klasë erdhi Haxhi Bajraktari e më ndau në një qosh”, filloi rrëfimin Gega, që nuk ta mbush syrin që ka kapur të shtatëdhjetat. Entuziazmi e përfshin edhe sot kur flet për atë ditë.
“Nga brenda xhaketës nxori flamurin kuqezi. Më tha që sot ke me e bajt e me ngrit këtë flamur në Suharekë”, vazhdon Gega. Ai kishte ngurruar në fillim, pasi këtë meritë donte t’ia linte Haxhiut, që ishte organizator. Deri në atë moment Gega nuk e dinte se çka ishte organizuar për atë ditë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.