Një rrugë plot kthesa që përcillet nga dy anët e saj me toka pjellore kalon përgjatë fshatrave Rogoçicë e Novosellë të Kamenicës.
Anash tabelës që tregon përfundimin e fshatit Rogoçicë, pranë një autolarjeje, një polic qëndron jashtë makinës dhe dy të tjerë brenda saj, shkruan sot “Koha Ditore”. Janë vetëm një kilometër larg zonës ku as Policia e Kosovës e as KFOR-i s’kalojnë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRruga e Novosellës ka dy tabela të mëdha. E para tregon se 1000 metra larg prej aty është kufiri i Serbisë, teksa tjetra tregon se je 500 metra larg kufirit të Serbisë dhe duhet të kthehesh mbrapa. Tabelat janë të vendosura nga KFOR-i dhe UNMIK-u. Por qarkullimi në atë rrugë vazhdon rregullisht.
Disa metra tutje në drejtim të Karaçevës shfaqet një tjetër tabelë që të jep mundësinë e vazhdimit të rrugës në të majtë, një “by pass”. Ajo rrugë është për Policinë e Kosovës dhe për KFOR-in, që rrugën kryesore nuk ta shkelin... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.