Ministrisë së Arsimit i janë dashur më shumë se 8 vjet për ndërtimin e objektit të ri të shkollës së mesme në Dragash.
Por kur MASHT-i i ka kryer të gjitha obligimet, është Komuna ajo që nuk i ka përfunduar të sajat, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Ministrinë e Arsimit thonë se objekti ka qenë i gatshëm që nga viti i kaluar, porse komuna e Dragashit nuk ka shprehur interesim që mësimi të fillojë në këtë objekt.
Në anën tjetër, zyrtarët komunalë të Dragashit fajin për mosfunksionalizimin e këtij objekti ia hedhin dikasterit të arsimit.
Ata thonë që shumë herë kanë kërkuar nga MASHT-i të financojë ndërtimin e një objekti të ri të shkollës.
Salim Jonuzi, Kryetar i Komunës së Dragashit, nuk e di kur do të fillojë mësimi në atë shkollë.
Opozitarët në këtë qytet thonë se vonesat e tilla janë bërë vetëm për shpërlaje parash.
Sipas Selim Kryeziut, komuna është dashur që shumë herët ta funksionalizojë objektin.
Vlera e kontratës për investimin e objektit të shkollës së mesme në Dragash është më shumë se 2 milionë euro.
Shkolla ku u investuan 2 milionë euro, rri e... by kohanet