Kaçanik, 5 gusht- Muaj gusht për Komunën e Kaçanikut, është muaji i zhvillimit të shumë projekteve kapitale infrastrukturore dhe vazhdimi i punimeve në projekte të tjera të rëndësishme për qytetarët, shkruan sot Koha Ditore.
Kështu kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Ramadush Osmani, këto ditë kanë inspektuar nga afër nisjen e punimeve në rrugën e fshatit Gërlicë, si edhe ecurinë e punimeve projektin "Ndërtimi i kanalizimit për fshatrat: Bajnicë, Doganaj, Elezaj, Duraj, Gabrricë dhe Koxhaj’. Kryetari i Komunës Besim Ilazi gjatë inspektimit është shprehur i kënaqur që banorëve po u ofrohet një qasje dhe qarkullim më i lehtë me rrugën, që njëkohësisht do ta lehtësoj edhe jetesën e banorëve të kësaj ane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.