Kanë përfunduar korrjet në Komunën e Mitrovicës. Drejtori i Bujqësisë dhe i Zhvillimit Ekonomik, Nasuf Aliu, ka theksuar se çdo gjë është realizuar sipas planit të paraparë.
“Procesi i korrje-shirjes, me gjithë disa probleme të vogla që janë paraqitur, është realizuar me sukses dhe ashtu siç ishte paraparë me planin e hartuar nga drejtoria jonë. Po ashtu do theksuar se për korrje-shirje janë angazhuar fillimisht 12 autokombajna, ndërsa më vonë është rritur dukshëm numri i tyre, që ka arritur deri në njëzet sosh, gjë e cila ua ka lehtësuar punën fermerëve ” ka njoftuar drejtori i Bujqësisë, Nasuf Aliu, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.