Gjilan, 3 gusht - Kuvendarët e Gjilanit kanë zgjedhur të enjten Shpresa Kurteshin për kryesuese të re Kuvendit Komunal, pasi paraardhësja e saj është zgjedhur deputete e Parlamentit të Kosovës.
Për zgjedhjen e Shpresa Kurteshit kanë votuar 22 anëtarë të Kuvendit, 6 kanë qenë kundër, ndërsa 3 të tjerë kanë abstenuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKurteshi ka qenë e vetmja kandidate për këtë pozitë, meqë PDK-ja dhe Vetëvendosja, si subjekte opozitare, nuk patën propozime, ndërkaq AAK e G/4 kanë përkrahur partnerin e koalicionit.
Shpresa Kurteshi, kryesuese e re e Kuvendit, ka falënderuar LDK-në për besimin që i ka dhënë për të drejtuar Kuvendin Komunal, sikurse edhe partnerët e koalicionit, për mbështetje dhe ka kërkuar bashkëpunimin edhe të anëtarëve të subjekteve tjera, në përmbushjen e agjendës së punës, deri në fund të këtij mandati.
se kësaj përbërje i ka ngelur pak kohë deri në fund të mandatit, punët që duhet t`i bëjmë bashkë janë të shumta”, ka thënë ajo.
të rinj të Kuvendit janë zgjedhur Shpresa Hajdari (LDK), e cila e ka zëvendësuar Valentina Bunjakun-Rexhepin, që është zgjedhur deputete e Kuvendit të Kosovës, si dhe Mimoza Kadriu (AAK), në vend të Adelina Berishës, e cila ka kaluar në shërbimin civil komunal dhe ligjërisht nuk mund të jetë anëtare e asamblesë.