Shumë fushata për mbrojtjen e mjedisit dhe mos-hedhjen e mbeturinave në vende joadekuate organizoi Komuna e Gjakovës ndër vite.
Por, zyrtarë të saj po vlerësojnë se fushatat dhe aktivitetet e ndryshme që bënin thirrje për ruajtjen e mjedisit, nuk patën efekt, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAndaj, kanë menduar se vendosja e kamerave në lokacionet ku ka më shumë ndotje të ambientit do të ndikonte në ndryshimin e situatës.
Dhjetë kamera do të vendosen nëpër pjesë të ndryshme të qytetit, përfshirë lumin Krena dhe lokacionet pranë objekteve shkollore.
Armend Vokshi, nënkryetar i Komunës së Gjakovës, ka thënë se deri në fund të shtatorit pritet të përfundojë i gjithë projekti.
Derisa, një hap i tillë është mirëpritur nga qytetarët e kësaj komune.
Vitin e kaluar, Komuna e Gjakovës kishte bërë vendosjen e shtyllave multifunksionale në hyrje-daljet e qytetit.
Ndërkohë, sipas zyrtarëve komunalë vendosja e këtyre kamerave do të ndikojë edhe në çështjen e sigurisë.