Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fabrika e vajit në Mitrovicë s’e ndërpret punën pavarësisht vendimit të inspektoratit

Fabrika për përpunimin e vajrave motorike ‘BAS Partners’, po u shkakton telashe të shumta banorëve të lagjes “Kalabria” në Mitrovicë.

Ka shumë kohë që ata nuk guxojnë as t’i hapin dritaret nga kundërmimi që vjen si pasojë e punës së kësaj fabrike, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndotja, sipas banorëve të kësaj lagje, është bërë e padurueshme, saqë ata që disa herë janë duke protestuar.

Në mënyrë të organizuar, banorët e këtyre shtëpive afër fabrikës, shkuan vetë në fabrikë.

Ata thonë se disa herë kanë kërkuar nga institucionet relevante që t’u bëhet një zgjidhje, mirëpo ka munguar vullneti i tyre.

Por, përkundër vendimit të Inspektoratit të komunës për ndërprerjen e punës, kjo fabrikë ka punuar përsëri.

Të paktën kështu thonë zyrtarë të komunës së Mitrovicës.

Mirëpo, pronari i fabrikës ‘BAS Partners’, Masar Bashota, i cili është aksionar bashkë me dy shtetas turq, ka thënë se kjo nuk ka ndodhur.

Kjo fabrikë kishte filluar punën në vitin 2015, dhe që nga ajo kohë, banorët vazhdimisht janë ankuar.