Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Malet në Drenas përfshihen nga flakët, zjarrfikësit po punojnë në lokalizim të zjarrit

Pasditen e së mërkurës, në fshatin Godanc, përkatësisht afër Guri i Plakës, në Komunën e Drenasit, është raportuar për një zjarr në malet e kësaj zone.

Në vendin e ngjarjes kanë dal menjëherë zjarrfikësit e Komunës së Drenasit dhe Policia, ndërsa për se afërmi ka qëndruar edhe kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas informatave të para zyrtare nga ana e Policisë në Drenas, ende nuk dihet si ka ardhur deri te djegia e pyjeve.

Image

Lladrovci, gjatë qëndrimit në vendin e ngjarjes, u ka bërë apel gjithë qytetarët që të ruajnë ambientin dhe të mos i dëmtojnë pyjet, me theks të veçantë ka bërë apel që të mos djegin hamulloret (stërnishtat) “sepse ato ara që kanë në afërsi malet, shkaktojnë edhe zjarrin”.

Pas tre ore punë të pandërprera të zjarrfikësve të Drenasit, ka qenë e pamundur lokalizimi i zjarrit, pasi që terreni ishte i papërshtatshëm dhe zjarrfikësit janë detyruar që me çanta shpine të lokalizojnë zjarrin, prandaj ndihma është kërkuar edhe nga zjarrfikësit e Komunës së Skenderajt dhe të Malishevës.