Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Mitrovicë dhe OJQ “Mundësia”, kanë organizuar të mërkurën në objektin hotelier “Villa Vllahija”, në fshatin Vllahi të Shalës së Bajgorës, “Festivalin e Ushqimeve Tradicionale të Komuniteteve”.
Festivali kishte për qëllim të promovoj produktet lokale të bujqësisë dhe kuzhinën tradicionale në rajonin e Mitrovicës. Ai ishte më i veçantë nga të tjerët për shkak se nuk e pati vetëm karakterin ekspozues, sepse gratë pjesëmarrëse, përfaqësuese të komuniteteve që jetojnë në rajonin e Mitrovicës përgatisin ushqime tradicionale aty për aty.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga ky festival do të përgatitet “katalogu me receta të ushqimeve tradicionale të Komuniteteve”, i cili do të promovohet në muajin shtator 2017.
Festivalin e shpalli të hapur kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, i cili me këtë rast përshëndeti organizatorët për punën që kanë bërë për të promovuar receta të ushqimeve tradicionale të grave të komuniteteve të ndryshme.
“Është një punë e mirë që po fillon. Përveç se në festival ofrohen receta të ndryshme të ushqimeve të freskëta dhe te begata, është edhe një mundësi e mirë që gratë nga radhët e komuniteteve të ndryshme të shoqërore dhe të këmbejnë përvoja të ndryshme. Unë si kryetar komune dhe institucionet tjera komunale, do të mbështesin organizimin e festivalit aq sa lejojnë mundësitë buxhetore të Komunës, si dhe gratë që merren me biznese të ndryshme”, tha ndër të tjera Bahtiri.
Drejtoresha e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Mitrovicë, Rreze Loxha-Vitaku, foli për rëndësinë e festivalit dhe mundësitë që ai ofron për begatimin e trashëgimisë kulturore në rajonin e Mitrovicës. Ajo tha se është e lumtur që në festival po marrin pjesë gra ndërmarrëse nga radhët e komuniteteve të ndryshme të rajonit të Mitrovicës.
Kjo përvojë pozitive do të vazhdoj edhe në vitet e ardhshme dhe do të jetë aktivitet edhe ngjarje tradicionale që do mbahet edhe në komunat tjera të rajonit të Mitrovicës.