Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjilani me lokacionin për groposjen e kafshëve të ngordhura

Komiteti për Gjeodezi, Kadastër e Pronë (KGJKP) ka miratuar propozim-vendimin për caktimin e një lokacioni për groposjen e kafshëve të ngordhura, që, siç ka thënë Refik Shala, kryesues i kësaj trupe komunale, është kërkesë e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, për të gjitha Komunat e Kosovës, si njëra nga masat e fushatës për vaksinimin masiv të gjedheve për mbrojtje nga sëmundja gungore e lëkurës, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Shala ka kërkuar nga KGJKP që t`i përgjigjet pozitivisht këtij propozim-vendimi dhe të hapet rruga për procedurat tjera, deri në realizimin e këtij projekti, i cili nuk duhet të ketë asnjë ndikim negativ në ambient.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Komiteti i ka rekomanduar Kuvendit Komunal që të miratojë vendimin për ndarjen e këtij lokacion, me sipërfaqe prej 20 ari (2.000 m/2).