Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Podujevë është shqetësues numri i madh i aksidenteve

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi e vlerësoi gjendjen e sigurisë në Komunën e Podujevës të qetë dhe stabile, kurse shprehu shqetësim për numrin e madh të aksidenteve në komunikacion.

Në mbledhjen e sotme të kryesuar nga kryetari i Komunës, Agim Veliu, ka shqyrtuar raportin e Policisë së Kosovës dhe KFOR-it për gjendjen e sigurisë në Komunë dhe informatën për sigurinë në komunikacion.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lidhur me gjendjen e sigurisë gjatë dy muajve të fundit, sipas raportit të Stacionit Policor, gjendja e sigurisë në Komunën e Podujevës është e qetë dhe stabile.

Sipas raportit, gjatë periudhës raportuese ka pasur rënie të aktiviteteve kriminale krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjatë kësaj periudhe policia është duke realizuar planin operacional në parandalimin e të shtënave gjatë ahengjeve të ndryshme familjare.

Edhe përfaqësuesi i KFOR-it, gjendjen e sigurisë në Komunën e Podujevës e vlerësoi të qetë dhe stabile. Ai tha se edhe situata përgjatë brezit kufitar është e mirë, kurse gëzon fakti se ka rënie të prerjes ilegale të pyjeve.

Lidhur me gjendjen e sigurisë në komunikacion në takim u tha se është shqetësues numri i madh i aksidenteve, përkundër shtimit të masave të kontrollit-patrullimit të policisë.

Pavarësisht faktit se Policia e Kosovës ka shtuar patrullimet në rrugën magjistrale dhe rrugët rajonale të Komunës së Podujevës, kryetari Veliu tha se e brengos numri i madh i aksidenteve në komunikacion, të cilat në shumë raste po përfundojnë edhe me fatalitet.

Kryetari Veliu kërkoi nga Policia e Kosovës, por edhe nga organet e tjera relevante, mobilizim dhe angazhim më të madh në parandalimin, por edhe vetëdijësimin e pjesëmarrësve në komunikacion.