Po vazhdon pritja e gjatë në magjistralen Prishtinë – Mitorivcë. Kolona e makinave për në Mitrovicë, pasditen e së hënës ka mbërritur në rreth kilometra.
Pamjet nga atje i ka dërguar në adresë të portalit Koha.net një lexues, duke treguar për pritjen e gjatë të makinave në këtë kolonë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKujtojmë se ndërtimi i rrethrrotullimit në hyrje të Vushtrrisë që ka filluar nga marsi i këtij viti ende nuk është afër përfundimit, e përfundimi i tij nuk pritet të ndodhë edhe për tre muajt e ardhshëm. Kolonat e gjata e pluhuri janë bërë shqetësuese për banorët e kësaj pjese, por edhe për të gjithë ata që frekuentojnë magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.
Duke filluar nga fshati Stanoc i Epërm, aty ku edhe përfundon segmenti me katër korsi, fillon edhe kolona e automjeteve si pasojë e ndërtimit të rrethrrotullimit në hyrje të Vushtrrisë.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, ka thënë se përfundimi i gjithë projektit mund të marrë edhe 3 muaj ditë. Projekti për rrethrrotullim dhe zgjerim të rrugës në hyrje të Vushtrrisë është financuar nga Ministria e Infrastrukturës.