Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja ka lejuar pagesën e tri faturave të drekave zyrtare të shtruara për nder të vizitës së presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani në vlerë totale prej më shumë se 3 mijë e 900 euro.
Kjo shifër është më e lartë krahasuar me shpenzimet e tërësishme që Komuna e Prizrenit i ka bërë për drekat zyrtare në 6- mujorin e parë të këtij viti,j shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBazuar në kartelën analitike të kostos, të cilën KD-ja e ka siguruar përmes qasjes në dokumente publike, del se Administrata e Komunës së Prizrenit, bashkë me Shëndetësinë dhe Arsimin për 6 muaj kanë shpenzuar afro 7 mijë euro për dreka zyrtare.
Ndërsa më 13 maj të këtij viti, Muja është treguar dorëlirë me paratë publike, pasi ka autorizuar shpenzimin e 3 mijë e 900 eurove për dreka zyrtare. Në këtë datë presidenti Nishani kishte vizituar Prizrenin për të marrë titullin: “Qytetar Nderi i Prizrenit” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.