Dy muaj kanë kaluar qëkur komunarët e Podujevës ishin zotuar se do t’i hiqnin nga rruga të gjithë shitësit ambulantë. Atëkohë, ata kishin premtuar se në fillim të muajit maj do të funksionalizohej edhe tregu i gjelbër.
Deri tashti, zyrtarët komunalë nuk e kanë bërë as njërën e as tjetrën. Tashti, ata as nuk përgjigjen për këtë çështje, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShitës të shumët, ambulantë, kryesisht me fruta- perime vazhdojnë të ekspozojnë mallin e tyre në trotuarin e rrugës që çon në drejtim të dy shkollave fillore të qytetit “Shaban Shala” dhe “Naim Frashëri”.
Kalimtarëve (edhe nxënësit kur shkojnë në shkollë) u duhet të ecin nëpër asfalt për shkak të zënies së hapësirave. Zyrtarët komunalë kanë heshtur vazhdimisht. Ata po vazhdojnë të heshtin edhe tashti (nga 24 korriku), sikur që kishin heshtur në muajin maj. Ata për këtë nuk janë përgjigjur që prej muajit prill kur ishin zotuar se do t’i largonin të gjithë këta shitës. Atëkohë komunarët shpreheshin të vendosur për këtë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.