Kompania “Bageri” nga Ferizaj është duke i kërkuar dëmshpërblim Ministrisë së Infrastrukturës rreth një tenderi që i ishte mohuar në vitin 2013. Tenderi për rikonstruktimin e rrugës Koliq-Dyz i ishte dhënë kompanisë “Papenburg & Adriani” me seli në Ferizaj në një vlerë prej 1,119,090.05 €, ose për 81,934.86 € më i shtrenjtë se “Bageri”, shkruan sot Koha Ditore.
Edhe pse eksperti shqyrtues kishte konstatuar shkelje në këtë tender, pas ankesës së kësaj kompanie, OSHP-ja nuk kishte arritur ta shqyrtonte ankesën e OE dhe bashkë me ankesat e tjera kishte nxjerr konkluzionin e përbashkët për të gjitha ankesat e pranuara në mungesë të Bordit. Tashti
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjykata Themelore e Prishtinës ka rrëzuar konkluzionin e OSHP-së dhe ka kërkuar që të merret vendimi për këtë tender. Për shkak se rruga ka përfunduar më 2014, OE ankues i është mundësuar që të kërkojë dëmshpërblim nga Ministria e Infrastrukturës.
(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.