Agjencia Kosovare e Privatizimit ka ngritur padi ndaj Komunës së Deçanit, për shkak se kjo e fundit kishte rrënuar një pikë karburanti, e cila gjendej në pronë shoqërore.
Drejtues të kësaj komune,e kishin marrë këtë vendim pa dijeninë e AKP-së, edhe pse kjo agjenci kishte kërkuar paraprakisht nga Komuna e Deçanit që të mos ndërmarrë asnjë veprim pa u koordinuar me AKP-në, si administratore e ndërmarrjeve shoqërore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“AKP-ja i kishte drejtuar kryetarit të Komunës së Deçanit që të mos ndërmerrej asnjë veprim i rrënimit të paluajtshmërisë, pa u realizuar procedurat e shpronësimit, në harmoni me legjislacionin në fuqi. Prandaj, AKP-ja ka ngritur padi për kompensim dëmi ndaj Komunës së Deçanit”, ka thënë Veton Hajdini nga AKP.
Ndërsa, zyrtarët komunalë të Deçanit e pranojnë që këtë vendim për rrënimin e kësaj pompe të benzinës, e kanë bërë pa dijeninë e AKP-së, duke u arsyetuar se një veprim i tillë ishte në interes të qytetarëve të Deçanit.
Ai thotë që në vend të asaj pompe, është paraparë të bëhet një park.
Mirëpo, qytetarë të kësaj komune që nuk kanë pranuar të flasin para kamerës, kanë kërkuar nga komuna që të veprojë në të njëjtën mënyrë edhe me pompën tjetër të benzinës, që është përballë pompës që u rrënua së fundi.
Ata, madje, thonë se pompa tjetër pengon edhe më shumë, ngase për rreth ka një numër lokalesh e objektesh banimi, por që aty komuna nuk ka ndërhyrë asnjëherë.
Më 29 shtator të vitit të kaluar Kuvendi Komunal i Deçanit kishte marrë vendim që të rrënohej një pikë karburanti, e cila ishte nën menaxhim të Petrol Company.