Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fabrika e parë në Zonën e Lirë Industriale në Mitrovicë muajin e ardhshëm fillon prodhimin

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për infrastrukturë dhe Shërbime Publike, Besnik Beka, ka vizituar fabrikën e stiroporit që është duke e ndërtuar kompania “Bunjamiini”, në Zonën e Lirë Industriale në Frashër, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Pronari i kompanisë, Afrim Shabani e njoftoi kryetarin Bahtiri me punën dhe investimet që janë bërë deri tash në ndërtimin e fabrikës, si dhe për përgatitjet që po bëhen për lëshimin e saj në prodhim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Marrë në tërësi, punët kryesore në ndërtimin e fabrikës janë kryer. Tani gjendemi na fazën e instalimit të teknologjisë, e cila është më moderne për prodhimin e stiroporit dhe më e shtrenjta. Krahas kësaj jemi duke i përgatitur edhe punëtorët që do të angazhohen në prodhim. Siç po e shihni, e kemi asfaltuar edhe oborrin e fabrikës dhe na kanë mbetur shumë pak punë për të rrumbullakuar tërë procesin. Jemi të bindur se në muajin e ardhshëm do të startojmë me prodhim”, ka thënë Shabani.

Bahtiri ishte i impresionuar me atë që pa, si jashtë, ashtu edhe brenda fabrikës. Ai e përgëzoi pronarin Shabani për investimin milionësh dhe punën që ka bërë deri tash në ndërtimin e fabrikës.

“Jam shumë i lumtur që po shoh tërë këtë teknologji moderne që së shpejti do të futet në prodhim. Ky është shembulli më i mirë i angazhimit të një kompanie për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese dhe punësimin e të rinjve, prandaj kjo na motivon edhe neve që ët vazhdojmë ma ndarjen e trojeve të tjera në këtë zonë deh me krijimin e kushteve e lehtësirave tjera për ata që duan të investojnë. Unë ju falënderoj shumë për zbatimin me përpikëri të kontratës me Komunën dhe ju garantoj se edhe në të ardhmen do ta keni mbështetjen time dhe të Komunës në këtë drejtim”, tha Bahtiri, transmeton Koha.net.

Zona e Lirë Industriale ku është ndërtuar kjo fabrikë, ndodhet në Frashër dhe ka një hapësirë prej 48 hektarësh për ata që duan të investojnë për realizimin e projekteve të ndryshme. Deri tash tokë për ndërtimin e fabrikave kanë përfituar rreth 20 biznese, ndërkohë që ka edhe shumë të tjerë që janë të interesuar dhe së shpejto edhe ata do të jenë përfitues.