Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Besnik Beka, kanë përuruar rrugën e asfaltuar në lagjen e Muhaxherëve në fshatin Kqiq të Vogël, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Qytetarët janë ndarë të kënaqur nga ky investim, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBahtiri gjithashtu është shprehur të jetë i lumtur që më në fund banorët e kësaj lagje të Kqiqit do të kenë mundësi që të udhëtojnë pa probleme deri në qytet e gjetiu, pasi që rruga është asfaltuar në tërësi dhe ashtu si duhet.
“Ju të nderuar qytetarë, e keni merituar ndërtimin e rrugës. Ajo ka qenë deshtë të rregullohet qysh moti, por pse nuk është bërë, unë nuk e di. Sidoqoftë ne respektuam kërkesën dhe prioritetin tuaj, që së pari rruga të asfaltohet. Do të vazhdojmë edhe me zgjidhjen e problemeve tjera që keni, e tani në radhë të parë, ndërtimin e kanalizimit. Uroj që rruga të ju sjellë mbarësi dhe ju të realizoni edhe synimet tjera që kanë për qëllim përmirësimin e jetës tuaj këtu”, tha Bahtiri.
Rruga e asfaltuar ka një gjatësi prej mbi 900 metra, gjerësi 4.5 metra dhe trashësi të asfaltit prej tetë centimetra. Ndërtimi i saj ka kushtuar mbi 60.000 euro. Sivjet në Kqiq janë shtruar me asfalt rreth 3 kilometra rrugë, për të cilat komuna ka shpenzuar nga buxheti i vet rreth 200.000 euro.