Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjilani investon 365 mijë euro për ndërtimin e shëtitores dhe parkun mbi lumin “Mirusha”

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar edhe nga stafi i tij në ekzekutiv, ka vendosur sot pllakat e para të granitit për rregullimin e shëtitores mbi lumin “Mirusha”, duke krijuar kështu hapësirë për qarkullim të lirë të qytetarëve dhe kjo zonë do të jetë një ndryshim i madh i pamjes së Gjilanit, bëhet e ditur përmes një komunikate zyrtare.

“Ky është fillimi i fundit të projektit të lumit ‘Mirusha’ në komunën e Gjilanit. Praktikisht që nga vendi i njohur këtu si ‘Ura e Maskatarit’, e tutje nga sot do të mbulohet shtrati i lumit. Shëtitorja e re e Gjilanit do të jetë në pamje krejt të re. Kjo pjesë do të ambientohet për qarkullim të njerëzve, për pushim, për lodra për fëmijë dhe është korridor që u shërben gjithë qytetarëve për lëvizje të lirë”, ka thënë Haziri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka bërë të ditur se revidimi i projektit ka marrë mbi dy vjet kohë, sepse projekti ka pas parametra që kana qenë atraktiv, jashtëzakonisht të mirë, por të parealizueshëm për kushtet dhe për ambientin tonë.

“Është reviduar projekti, me kërkesën eksplicite të banorëve, që nënkupton mbulimin e pjesës më të madhe të lumit, sepse projekti mëparshëm kishte parametra të ‘Dubai is to it’, dhe i parealizueshëm për kushtet dhe mundësitë tona. Normalisht edhe ne iu kemi bindur këtij revidimi të projektit, sepse krijon një hapësirë dhe korridor të ri të qarkullimit të njerëzve dhe Gjilani përfundimisht bëhet me shëtitore. Që nga mulliri i ‘Akllapit’ e deri te furra ‘Aroma’ në lagjen ‘Dardania’ do të trajtohet gjithë kjo pjesë e lumit”, ka thënë Haziri.

“Besojmë shumë që operatori ekonomik, brenda 120 ditëve do ta përfundojë këtë fazë në një gjatësi prej rreth 300 metrash. Ne besojmë shumë që investimi prej 365 mijë euro do ta ndryshojë krejtësisht pamjen e qytetit të Gjilanit. Po ashtu jemi në pritje që shumë shpejtë të fillojmë me ndërtimin e rrugës me katër korsi nga udhëkryqi i Prishtinës në drejtim të Pendës së Livoçit me 3.2 kilometra, që do të jetë projekti i ardhshëm”, ka thënë kreu i Gjilanit.

Në të njëjtën kohë ai nga ky projekt, që është i integruar me Stadiumin e qytetit, ka hequr të gjitha dilemat e difitistëve dhe hezituesve që e shohin me dyshim punën sa i përket Stadiumit të Qytetit.

“Më datën 2 gusht pritet hapja e kutisë së madhe të ofertave që kanë shprehur interesim për stadium. Ndërtimi i stadiumit të qytetit nuk duhet të shikohet me dyshim. Ndërtimi nuk e pengon në asnjë mënyrë zhvillimin e kampionatit të dy klubet që janë krenari e qytetit në Superligë. Stadiumi ynë është i kategorisë së katërt me standardet e UEFA-s dhe të FIFA-s, praktikisht është stadium për gara ndërkombëtare për të gjitha grupmoshat dhe të gjitha kategorive të garave”, ka thënë ai.

Me fjalën e tyre rreth projektit të lumit “Mirusha”, kanë folur edhe nënkryetari Rexhep Kadriu dhe drejtori Naser Korça, që kanë dhënë detaje rreth projektit.