Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, u zhvillua një takim mes drejtorit të Shëndetësisë të komunës së Prishtinës, Arben Vitia, dhe drejtoreshës së Shëndetësisë në Mitrovicë, Vlora Haxhimehmedi.
Në këtë takim u diskutua për punët dhe sfidat që përballen këto drejtori, si dhe masat që janë marrë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në këto komuna, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, njoftoi edhe për donacionin nga bashkatdhetarët në Norvegji me pajisje të ndryshme mjekësore.
Me këtë rast, një pjesë të pajisjeve për lehtësimin e lëvizjes për personat me aftësi të kufizuar dhe personave të moshuar, iu dhurua QKMF-së së komunës së Prishtinës.
Zyrtarët e komunës së Prishtinës shprehën falënderimin për këtë donacion që do të ndihmojë shumë këto kategori, si dhe do t’ia lehtësojë punën institucioneve shëndetësore të Komunës.
Të dyja palët u dakorduan për një bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave edhe në të ardhmen në kuadër të shërbimeve sa më cilësore për qytetarët e këtyre komunave.