Përfaqësues të 200 bizneseve prodhuese të cilat funksionojnë në fshatin Babushë përgjatë magjistrales Prishtinë-Ferizaj, vazhdojnë të përballen me mungesë të energjisë elektrike që furnizohen nga KEDS-i, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas përfaqësuesve të bizneseve, ndërprerjet e shpeshta të energjisë dhe tensioni i ulët gjatë 2 muajve të fundit po u shkakton dëme mjaft të mëdha në pajisje elektronike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë KEDS të Ferizajt kanë thënë se janë në pritje për realizimin e një projekti të ri për forcimin e energjisë elektrike në këtë pjesë, mirëpo njëherësh janë duke e pritur një pëlqim nga Ministria e Infrastrukturës për vendosjen e shtyllave të reja.
(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.