Festivali “Green 2017” në Mitrovicë po shoqërohet me aktivitete të ndryshme, përfshirë muzikën, filmat dhe ekspozimin e produkteve në sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicë.
Po ashtu, po mahen debate për ruajtjen e mjedisit, për çka organizata kulturore “7 arte” ka marrë përkrahje edhe nga zyra e BE-së në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLulzim Hoti, drejtor i organizatës kulturore “7 arte”, i tha televizionit publik se kanë pasur aksione mjedisore me vullnetarë nga shtete të ndryshme ku është bërë pastrimi i liqenit akumulues afër Ibrit.
Reagimi në rrjetet sociale, sipas tij, ka qenë se si të tjerët do të vijnë nga jashtë të pastrojnë ambientin tonë. Andaj, sipas Hotit, kjo ndikon në vetëdijesimin e qytetarëve.
Hoti tha se “ne nuk duhet të presim që të tjerët të vijnë e të na pastrojnë ambientin tonë”.
Ai tha se mjafton që të kujdesemi që vet ne të pastrojmë hapësirat tona.
Ai ka thënë se aksioni po bëhet në Mitrovicë për shkak se organizata vepron atje. “Kjo çështje nuk është vetëm problem i Mitrovicës”, ka thënë ai, duke besuar në ndryshime pozitive.
“Në kuadër të festivalit që do të jetë 7 ditorë do të ketë aktivitete. Kemi filluar me disa sallone diskutimi ku po diskutohet për ruajtjen e mjedisit. Në sheshin ‘Isa Boletini’ po ekspozohen produkte të bizneseve vendore. Kemi paraparë edhe shfaqjen e filmave në objektin e muzeut të qytetit.
Po ashtu, do të ketë muzikë, dhe pikërisht tek liqeni ku janë bërë disa ‘mini plazhe’”, ka thënë ndër të tjera Hoti i cili beson se ky festival do të sjellë fryte gjatë viteve në vijim.