Në prani të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, miqve, familjarëve dhe veteranëve të UÇK-së, në varrezat e fshatit Zatriq të Komunës së Rahovecit, iu dha lamtumira e fundit e veteranit të UÇK-së, Veli Spahiu.
Vajdin Berisha, kryetar i OVL e UÇK-së, dega në Rahovec, në fjalën e mbajtur në ceremoninë e varrimit, ka thënë se me pikëllim të madh po ia japim lamtumirën fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Veli Spahiu.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ai ishte njeri i zakonshëm, si shumë bashkëmoshatar të tij përjetoi sundimin e pushtuesit serb. I rritur e i burrëruar me këtë barrë mbi supe, ai mësoi se këtij vendi i duhet liria, prandaj iu bashkua fuqishëm djemve që u radhitën në radhët e UÇK-së, në ditët me të vështira për popullin Shqiptar. Ai nuk mund të rrinte larg në distancë, dhe t’i shikonte zhvillimet nga largësia, u kyç në luftë për liri, duke u bërë pjesë e brigadës 124 Gani Paqarizi të Zonës Operative të Pashtrikut”, përfundoi fjalimin e tij Berisha.