Drejtoria Komunale e Planifikimit, Zhvillimit, Bujqësisë dhe Pylltarisë e Suharekës të hënën ka mbajtur një debat publik me fermerët e kësaj ane, në të cilin është diskutuar për projekt-buxhetin e dedikuar për bujqësi për vitin 2018.
Sipas njoftimit të Zyrës së informimit, para pjesëmarrësve në këtë takim ka folur fillimisht drejtori i Bujqësisë, Xhemajl Kabashaj, i cili ka paraqitur të dhënat lidhur me planifikimin e buxhetit për bujqësi dhe për projektet me anë të cilave do të përkrahen fermerët, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa Shaqir Kryeziu, këshilltar dhe ekspert i bujqësisë, ka paraqitur detaje rreth shpërndarjes së buxhetit të planifikuar, që sipas tij në vitin 2018 ka një shumë diku më shumë se 400 mijë euro.
“Fermerët prezentë në diskutimin publik janë informuar edhe rreth mundësisë së përfitimit të mbështetjes nga Komuna gjatë vitit 2018, si edhe kanë dhënë propozimet e tyre sa i përket kësaj mbështetjeje”, thuhet në komunikatën e ZI-së.
Në këtë njoftim, gjithashtu theksohet se debate të ngjashme lidhur me projektbuxhetin e vitit 2018 do të organizohen nga Komuna edhe në ditët në vazhdim, me dikasteret e tjera, “me qëllim të shpërndarjes sa më të drejtë të buxhetit përkatësisht parasë publike” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.