Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thatësia rëndon furnizimin me ujë në disa vendbanime të Malishevës

Autoritetet lokale të Malishevës të hënën kanë bërë të ditur se si pasojë e thatësisë dhe temperaturave të larta, situata me ujë të pijshëm është rënduar në disa vendbanime të kësaj komune.

Informatat lidhur me këtë çështje janë shqyrtuar në kuadër të mbledhjes së rregullt të Qeverisë lokale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas njoftimit të Zyrës komunale të informimit, kryetari Ragip Begaj, ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të drejtorëve, me ç’rast drejtorët kanë raportuar për punën e tyre gjatë javës së kaluar, si edhe për planifikimin për javën në vazhdim.

“Në mbledhjen e sotme, është thënë se situata me ujë të pijshëm është e rënduar në disa vendbanime, për shkak të thatësisë së madhe që po mbizotëron dhe temperaturave tejet të larta gjatë korrikut”, thuhet në komunikatën e ZI-së... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.