Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Inspektorati i Shtimes konfiskon artikuj ushqimorë të skaduar

Inspektorati i Komunës së Shtimes ka nisur një aksion për mbrojtjen e konsumatorit nga produktet ushqimore me afat të skaduar dhe kontrollimin e aparaturave për ruajtjen e produkteve ushqimore.

Aksionet po vazhdojnë edhe gjatë ditëve të vikendit, ndërkaq nëpër shitore dhe markete të ndryshme kanë hasur në një sasi të konsiderueshme të produkteve me afat të skaduar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vetëm nga produktet e ëmbëlsirave kanë konfiskuar rreth 40 paketa me tullumba, pastaj 10 paketa me produkte (pite) brumëra, 9 paketa me torte dhe gjera të tjera ushqimore.

Sherif Sherifi shef i Inspektoratit të Komunës së Shtimes, ka deklaruar se gjatë inspektimeve kanë hasur edhe në një parregullsi tjetër derisa një kompani auto-taksi nga Ferizaj ka furnizuar disa dyqane me mish të bluar pa i përfillur kriteret.

“Ky auto-taksi është kapur në flagrancë duke e furnizuar një qebaptore me 40 kilogramë mish të bluar pa deklaracion mishi, pa kushte të ruajtjes, pa aparaturë të ftohjes etj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.