128 persona ka punësuar Komuna e Ferizajt përmes marrëveshjeve për shërbime të veçanta gjatë vitit 2016.
Angazhimi i këtyre personave i ka kushtuar buxhetit të Komunës 159 e 138 mijë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKeqpërdorim të buxhetit komunal dhe mosrespektim të ligjit e ka vlerësuar këtë organizata, e cila tash e sa vite monitoron punën e Komunës.
Drejtoresha ekzekutive e INPO-së, Albulena Nrecaj, thotë se ekzekutivi komunal nuk i ka përfillur rekomandimet e vitit të kaluar të Auditorit të Përgjithshëm lidhur me punësimet me kontratë mbi vepër.
Por me deklaratat e Nrecajt, nuk pajtohet kryetari i Komunës, Muharrem Svarça.
Ai ka mohuar numrin e të punësuarve, i cili është e gjetur edhe e ZAP-it në raportin e auditimit për këtë komunë.
Svarça, ndër të tjera, ka thënë se të punësuarit kanë ndikuar në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe në efikasitetin e punës së Komunës.