Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjilani i “shpall luftë” zhurmës së lokaleve

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka kontaktuar sot organet e shtetit lidhur me vlerësimet për kontrollin e zhurmës në lokalet e qytetit.

Me këtë rast janë marrë masa që të mos pengohet jeta e qytetarëve, në kuadër të Muajit të Bashkatdhetarëve, pasi që deri më 21 gusht dyfishohet numri i qytetarëve pas ardhjes së bashkatdhetarëve në vendlindje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Inspektorët komunalë do të koordinohen me organet e shtetit. Kërkoj bashkëpunim nga të gjithë pronarët e lokaleve, në mënyrë që mos pengohet as aktiviteti e as qetësia për qytetarët dhe familjet gjilanase. Vlerësimet e kontrollit të zhurmës do të jenë të rregullta, ndërsa janë paraparë takime të rregullta mes organeve shtetërore, inspektorëve komunalë, pronarëve të lokaleve dhe banorëve të disa lagjeve të qytetit. Kërkojmë durim dhe mirëkuptim nga qytetarët”, ka thënë kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Haziri iu ka dëshiruar mirëseardhje bashkatdhetarëve në familjet e tyre, duke i ftuar ata që të bëhen pjesë në aktivitetet maratonike multikulturore të Komunës së Gjilanit në kuadër të Muajit të Bashkatdhetarëve.