Qeverisja lokale e Gjilanit në bashkëpunim me donatorët kanë nisur ndërtimin e shtëpisë së Lumnije Rulanit dhe vajzës së saj 11- vjeçare që prej 10 vjetësh nuk e kanë të zgjidhur problemin e banimit, shkruan sot Koha Ditore.
Hazir Mustafa, kryetar i Komisionit komunal të Gjilanit për banim social ka deklaruar se me hedhjen e gur themelit për ndërtimin e kësaj shtëpie në total numri shtëpive të ndërtuara për familjet në nevojë shkon në 44.“Është kënaqësi e madhe që filluam ndërtimin e shtëpisë së zonjës Rulani. Kjo familje ka qenë nën përkujdesje të Zyrës së kryetarit, pasi për dy vjet ia ka paguar qiranë. Falënderojmë donatorët që kanë nisur ndërtimin e shtëpisë. Aksioni për t’u dalë në ndihmë familjeve në nevojë, do të vazhdojë me disa shtëpi të tjera”, ka thënë ai.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.