Drejtoria për Bujqësi e Komunës së Gjilanit, ka njoftuar se të shtunën në Gjilan nuk do të mbahet tregu i kafshëve shkaku i vaksinimit masiv të gjedheve kundër sëmundjes gungore
Drejtoria për Bujqësi e Komunës së Gjilanit njofton qytetarët se pas vendimit të Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, me rastin e fillimit të vaksinimit masiv të gjedheve kundër sëmundjes gungore, ditën e shtunë nuk do ta mbahet tregu i kafshëve në Gjilan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vendim urdhërohet mbyllja dhe ndalimi i funksionimit të tregjeve të kafshëve, ndalimi i përkohshëm i lëvizjes së kafshëve, përderisa përjashtimisht lejohet lëvizja e kafshëve, tufave nga ferma në thertore apo nga ferma në fermë vetëm me pëlqimin e veterinarit zyrtar të Agjencisë së Ushqimit dhe veterinarit të autorizuar nga AUV.