Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banorë të dy rrugëve në hall nga ndotja e ajrit prej objektit komunal

Objekti i Komunës së Ferizajt që nga paslufta po ua ndot ambientin banorëve të l rrugës “Hamëz Jashari” dhe asaj “12 Qershori”, derisa sistemi i ngrohjes qendrore në këtë objekt funksionon me thëngjill. Tymi dhe erëra e thëngjillit që lirohen nga oxhaku i Komunës tashmë është bërë e padurueshme për banorët e këtyre dy lagjeve.

Banorët kanë shpjeguar se gjatë sezonit dimëror oxhaku i objektit të Komunës vazhdimisht liron tym të zi dhe erëra kundërmuese. “Tymi dhe erërat të cilat lirohen nga oxhaku i Komunës po e vështirësojnë jetesën e banorëve të këtyre dy lagjeve afër komunës, prandaj këtë shqetësim e kemi ngritur disa herë nëpërmjet debateve të ndryshme, por deri tashti nuk është ndryshuar kjo gjendje. Në krahasim me vitet e kaluara, sivjet kemi pasur telashe më të mëdha, sepse erë është shumë e rëndë dhe e papërballueshme. Besoj se komuna duhet ta gjejë një zgjidhje tjetër për ngrohje të objektit në mënyrë që mos t’u shkaktojë dëme banorëve”, ka deklaruar Arlind Hetemi, banor i lagjes “Hamës Jashari” në Ferizaj, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.