Banorët e fshatit Shtrubullovë të Drenasit, nesër do të protestojnë kundër emërtimit që i është vendosur rrugës kryesore të fshatit. Ata duan që rruga ta mbajë emrin e dëshmorit të fshatit.
Banorët e Shtrubullovës kanë bërë të ditur për Ksp se duan që rruga ta mbajë emrin e dëshmorit të fshatit Agron Mehmeti, ndërsa Komisioni komunal për emërtime, ka vendosur që kjo rrugë ta mbajë emrin e dëshmorit Sokol Elshani, që është i një fshati tjetër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAta nuk kanë asgjë kundër dëshmorit Sokol Elashani, por thonë se kanë dëshmorin e fshatit të tyre.
Protesta do të mbahet te rrethi i Drenasit, që është në udhëkryqin Drenas - Shtrubullovë.